Friday, 13. March 2026
Sport

Tetova: Partizani ishte ekipi për t’u mundur, 3 pikë të rëndësishme

GS 19/12/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH pas fitores përballë Partizanit në kampionat. Tekniku i rrogozhinasve vlerëson kundërshtarin, por deklaron se e rëndësishme është që skuadra mori 3 pikë përballë një rivali në formë.

“Sigurisht që e rëndësishme është fitorja, kishim kontroll lojën pjesën e parë dhe dytë deri në momentin e kartonit të kuq pastaj normale ka tension, por të rëndësishme janë 3 pikët. E cilësova para ndeshjes që Partizanit ishte ekipi për tu mundur, sigurisht patën momentet e veta por ne ishim shumë përpara portës se ata.

Çdo skuadër sheh rrugën e saj, të jemi të ndryshëm në lojë, kjo është ajo që kërkoj dhe më pas të shohim si do të shkojë loja”, tha mes të tjerash Tetova për RTSH Sport.

Teilen: