Besëlidhja fitoi 123-71 ndaj Teutës në finalen e dytë play off në basketboll për meshkuj, duke udhëhequr 2-0 serinë. Sukses që afron lezhjanët edhe më shumë me titullin e dytë kampion.
Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës u dominua nga Besëlidhja, që pas një pjese të parë disi të ekuilibruar arrin të shkëputet në 20 minutat e dyta, duke vulosur fitoren.
Pjesa e parë mbyllet 49-35 për lezhjanët, që më pas shkëputen edhe më shumë, duke fituar me mbi 50 pikë diferencë. Teuta duket e pafuqishme për të rivalizuar, pasi edhe humbja e parë ishte në këto shifra.
Te Besëlidhja gjithçka duket e thjeshtë, ku arritën të realizojnë të 12 basketbollistët e aktivizuar. 9 lojtarë të ekipit lezhjan realizuan mbi 10 pikë, ndërsa dyshja Powell-Andrews realizoi 42 pikë për durrsakët.
Meshkuj-Finalet play off
Nd.1, Besëlidhja – Teuta, 132-68
28/4, Teuta – Besëlidhja, 71-123 (0-2)
01/5, Besëlidhja – Teuta, 18:00