• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Teuta, e pafuqishme përballë Pejës

28/03/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i 3-të i veprimtarisë së përbashkët e basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga Unike, që ka një format ndryshe nga ndryshe nga turneu i femrave, teksa ai i meshkujve po zhvillohet në trajtën e një “8-she finale”, ka qenë ai midis Pejës dhe Teutës.  Kjo veprimtari po e zhvillon fazën finale në Pallatin e Sportit “Flamurtari” të Vlorës dhe po vjen për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, teksa ndeshjet e së enjtes erdhën në kanalin RTSH 3.

Në sfidën e parë të enjtes, Peja e ka nisur bindshëm sfidën, duke e fituar thellë 10-minutëshin e parë me 32 pikë epërsi, 45-13. Këtu ndeshja nuk ka më histori, edhe pse skuadra durrsake mundet të kundërpërgjigjet në 10-minutëshin e dytë. Por pejanët e fitojnë edhe atë 28-21,duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë e skuadrës nga Kosova 73-34.

E njëjta tablo është edhe pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, teksa Peja e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 30-21, duke kryesuar kështu pas një gjysmë ore lojë me plot 58 pikë epërsi, 103-55.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit është fituar nga Teuta, 23-19, por Peja e fiton gjithë ndeshjen 122-78, duke siguruar kështu vendin në gjysmëfinale të Ligës Unike në basketboll për meshkuj.

 

Next Post

“All in” në merkaton e verës, Arsenal e Manchester United pas “yllit” belg

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.