Teuta është skuadra e dytë finaliste e play off-it në basketboll për meshkuj. Në gjysmëfinalen e katërt luajtur në Fier, skuadra durrsake fitoi 69-66 ndaj Apolonisë.
Falë këtij suksesi, Teuta arriti të mundë 3-1 me ndeshje rivalët fierakë, duke dalë në finale, ku prej disa ditësh është kualifikua Besëlidhja (mundi 3-0 me ndeshje Vllazninë).
Ndeshja e luajtur në Fier ishte mjaft e fortë, e dueluar deri në fund. 20 minutat e para mbyllen në barazim 37-37, por në periodën e tretë vjen shkëputja e miqve.
Teuta udhëheq 60-54 pas përfundimit të cerekut të tretë, avantazh që e ruan deri në fund, pavarësisht përpjekjeve që bëjnë lojtarët e Apolonisë.
Morton me 19 pikë e Powell me 18 pikë ishin dy më të mirët për durrsakët, ndërsa për Apoloninë u dallua Kaboza me 16 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82
Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65
Nd.2, Apolonia – Teuta, 83-71
Nd.2, Vllaznia – Besëlidhja, 74-92
Nd.3, Teuta – Apolonia, 82-81
Nd.3, Besëlidhja – Vllaznia, 95-79 (3-0)
Nd.4, Apolonia – Teuta, 66-69 (1-3)