Monday, 15. June 2026
Sport

Teuta ndan rrugët me mbrojtësin Qaqi, priten të tjera lëvizje te durrsakët

GS 15/06/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Teutës është duke u organizuar për sezonin e ri dhe në këtë kuadër në kampin durrsak ka lëvizje në hyrje e në dalje. Klubi ka njoftuar së fundi mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Harallamb Qaqi.

“KF Teuta njofton zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Harallamb Qaqi, i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën blu, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive”, – shkruan klubi durrsak.

Teuta ka emëruar Edlir Tetovën në stol dhe po ashtu ka prezantuar mbrojtësin Abdurrahman Fangaj si përforcim. Lëvizjet do të vazhdojnë dhe pas Qaqit pritet të ketë largime

Teilen: