Thursday, 22. January 2026
Sport

Teuta prezanton blerjen e re

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Aristidi Kolaj, i cili nga sot do të jetë pjesë e ekipit durrsak.

Kolaj, 26 vjeç, aktivizohet në rolin e sulmuesit të djathtë dhe mesfushorit ofensiv (numër 10). Ai i bashkohet KF Teutës nga klubi italian AC Renate, ku u transferua në muajin janar 2025. Gjatë eksperiencës së tij me Renaten, futbollisti ka zhvilluar 30 ndeshje zyrtare, duke realizuar 3 gola dhe 2 asistime.

Në karrierën e tij, Aristidi Kolaj ka qenë pjesë e klubeve Como U19, Sassuolo, Crotone dhe Pescara, duke fituar përvojë të rëndësishme në futbollin italian. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U21.

Teilen: