Saturday, 24. January 2026
Sport

Teuta zyrtarizon një tjetër largim

GS 24/01/2026 1 Min. Lesezeit

Pas Beshirajt, një tjetër lojtar largohet nga Teuta. Klubi durrsak njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin polak Jakub Myszor.

“KF Teuta bën me dije se bashkëpunimi me futbollistin Jakub Myszor ka përfunduar. Vendimi është marrë me marrëveshje dhe hyn në fuqi menjëherë.

KF Teuta e falenderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar, duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij sportiv”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Teuta ka larguar më parë Arbër Çyrbjan, Hugor Vidal, Sebastian Gonzales Zela, Gabriel Gomesh dhe Renaldo Torrajn.

Teilen: