Carlos Tevez po planifikon ta organizojë ndeshjen e lamtumirës në stadiumin “La Bombonera” dhe dëshiron që ish-bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të luajnë në të njëjtin ekip për herë të parë ndonjëherë.
“Po, unë definitivisht do ta organizoj ndeshjen e lamtumirës. Vetëm duhet ta gjejmë kohën e duhur.
Dua t’i vendos Messin e Ronaldon së bashku në ekip”, theksoi ish-sulmuesi argjentinas për dy prej futbollistëve më të mirë dhe më të suksesshëm në histori të futbollit.
Kjo do të ishte diçka historike, një ëndërr e secilit prej nesh!