Legjenda e futbollit argjentinas, Carlos Tevez luajti disa vite në Premier League, te skaudrat e mëdha, si West Ham United, Manchester City dhe Manchester United.
Por, ish-sulmuesi i njohur gjatë këtyre vitëve nuk foli asnjë fjalë anglisht dhe kjo pas vetës ka një histori, shkruan Lajmi.net
Tevez tregon arsyen pse nuk foli anglisht, dersa objektivi i tij ishte që ata (anglezët) të flisnin gjuhën spanjolle.
“Kisha një problem kulturor me anglezët. Unë nuk doja të mësoja anglisht, doja që ata të mësonin spanjishten. Kishte një arsye. Unë kam një dajë, që luante në rezervat e River Plate. Kur ishte afër të debutonte me ekipin e parë, ai u thirrë në luftë (Lufta e Malvinës, mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, që zgjati vetëm disa ditë). Pas luftës ai ishte shumë keq, kishte probleme me alkoolin. Ai ishte një djalë shumë i lidhur me ne, babai im e përdorte gjithmonë si shembull. Dhe kjo më mbëti mua”
“Gjatë shtatë viteve në Angli, thashë: Jam këtu për punë, por nuk do të përshtatem me kulturat angleze. Çdo gjë ka arsye. Nuk është që nuk doja apo nuk mundja të mësoja anglisht, pak njerëz e dinë këtë. Vajzat e mia studiojnë anglisht, por kjo s’ka lidhje me mua. Ishte vendimi im”, u shpreh ish-lojtari i shumë klubeve europiane
Tevez gjatë kohës sa ishte në Angli, arriti të fitonte tre tituj të Premier League (dy me Unitedin një me Manchester Cityn) dhe një të UEFA Champions League me Manchester Unitedin./Lajmi.net/