• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Thaqi: Astana kundërshtar shumë i vështirë, e nisëm keq ndeshjen dhe bëmë gabime

26/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Duke folur pas humbjes 1-2 ndaj Astana-s, mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi deklaroi se të gjithë shpresonin që ata të fitonin, por shtoi se vetë skuadra ishte e vetëdijshme që përballë kishte një kundërshtar shumë të fortë.

Në prononcimin për “SuperSport”, Thaqi theksoi se skuadra e nisi keq ndeshjen si dhe bëri gabime që më pas i kushtuan edhe humbjen.

“Ndoshta të gjithë kanë menduar se do ta mposhtim shumë lehtë Astanën, me atë rezultat që morëm edhe me Dinamon.

Mirëpo ne kemi qenë të vetëdijshëm që Astana edhe pse nuk kishte fituar asnjë ndeshje është një kundërshtar shumë i fortë. Sidomos në fazën defensive ishin shumë në numër edhe ishte shumë e vështirë për t’i thyer”.

“E nisëm keq ndeshjen, pësuam gol, e rikthyem sërish barazimin, mirëpo me gabimet tona pësuam golin e dytë.

Pastaj u munduam deri në fund, patëm rastë për të barazuar ndeshjen, por nuk arritëm t’i shfrytëzojmë, t’i konkretizojmë dhe e humbëm ndeshjen”.

“Është diçka që ndodh në futboll, megjithatë është diçka që po na përsëritet njësoj si vitin e kaluar, por nuk duhet të dorëzohemi. Shpresoj që këto pikë që po i lëmë këtu, t’i rikuperojmë në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Thaqi.

Next Post

“Dardanët” besojnë te kualifikimi në raundin e radhës, Kuc e Kryeziu: Kemi kualitetin e duhur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.