• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“The Guardian” me lajmin e bujshëm, West Ham “all in” për kartonin e Armando Brojës

22/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pochettino e konsideron si një ndër talentet më të mëdha të sulmit, në Evropë, mirëpo duket se “bomberi” shqiptar, Armando Broja është çdo ditë e më larg “Bluve” të Chelsea, me sulmuesin shqiptar, që kërkon më shumë minuta në fushën e blertë, në mënyrë që të jetë në formën e tij më të mirë, para fillimit të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Fillimisht për të ardhmen e Brojës raportoi prestigjiozja “The Sun”, e cila theksoi se “Legjionari” i Kombëtares së Shqipërisë do të largohet në huazim, në janar me obligim shitjen në merkatone  verës, mirëpo ka qëne një tjetër prestigjioze britanike, që raporton për një tjetër zhvillim të bujshëm, në merkaton e janarit, në Premier League.

Sipas raportimeve më të fundit, të “The Guardian”, 22-vjeçari nga Malësia e Madhe është kthyer në objektivin kryesor të merkatos, së “Çekanëve” të West Ham, me këta të fundit, që nuk mundën dot të transferonin talentin kolumbian, të Aston Villa, John Duran, për shifrën e 18 milionë paundëve dhe tashmë e kanë kthyer gjithë fokusin nga sulmuesi “Kuqezi”.

Broja prej kohësh ka qenë në listën e teknikut, David Moyes, me këtë të fundit, që ka nevojë për një “bomber” të mirëfilltë në majën e sulmit për pjesën e mbetur të sezonit, mirëpo duket se konkurrenca nuk do të mungojë për “yllin” shqiptar, pasi për Brojën intereson edhe skuadrat e Wolverhampton e Fulham. /i.m /abcnews.al

Next Post

Manchester United po përgatitet për transferimin e Ivan Toneyt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.