Skandali me David Coote mund të përshkallëzohet. “The Sun” ka publikuar një tjetër video të arbitrit anglez, i cili duket qartë teksa merr pluhur të bardhë.
Sipas tabloidit substanca nuk dihet se nga çfarë përbëhet, por dyshimet janë se mund të flitet për kokainë.
“The Sun” bën me dije se Coote është filmuar gjatë grumbullimit të arbitrave anglezë në “Gjermani 2024”. Në pjesën e parë të materialet dallohet Coote teksa ofendon Jurgen Klopp dhe Liverpool.