Tuesday, 18. August 2026
Sport

Themelohet Shoqata e Basketbollistëve të Kosovës, Dardan Berisha Kryetar

GS 20/01/2025 1 Min. Lesezeit

Për herë të parë në vendin tonë është themeluar Shoqata e Basketbollistëve të Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë marrë pjesë 35 delegatë, apo lojtarë dhe lojtare, të cilët janë pjesë e rëndësishme e basketbollit të Kosovës.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha ka qenë i vetmi kandidat dhe me 35 vota pro është zgjidhur Kryetar i Shoqatës së Basketbollistëve të Kosovës.

Kjo Shoqatë do të ketë përfaqësuesit e saj në Bordin e FBK-së.

Shoqata është themeluar konform Ligjit të ri të Sportit.

Po ashtu janë zgjidhur edhe Anëtarët e Bordit të Shoqatës, të cilët janë: Gëzim Morina, Arbnore Përquku, Aulona Muhadri, Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi.

Shoqata synon të mbrojë të drejtat e basketbollistëve/eve në Kosovë dhe të jetë zëri i tyre.

Teilen: