Theo Hernandez dhe Tammy Abraham ishin dy nga protagonistët kryesorë të përmbysjes së bujshme kundër Interit, që i dhuroi Superkupën italiane Milanit. Pikërisht francezi u shfaq në formën më të mirë krahasuar me atë që kishte treguar në gjysmën e parë të sezonit.
“Bëmë një ndeshje shumë të bukur. Ishte një moment i vështirë për mua, por po rikuperohem. Nuk jam ende 100%, por mund ta ndihmoj ekipin ashtu siç bëra sot,” tha mbrojtësi francez për SportMediaset.
Ai shtoi: “Ishte edhe faji ynë që Fonseca u largua, jo vetëm i tij. I uroj gjithë të mirat. Me Conceição-n kemi pasur pak kohë, por e shfrytëzuam mirë. Një dedikim? Për bashkëshorten time, djalin tim, tani po vjen edhe një vajzë, dhe për gjithë familjen time.”
Në krah të tij ishte Abraham, i cili me golin e tij në kohën shtesë vendosi derbin e Superkupës.
“Jam shumë i lumtur, për ekipin dhe për tifozët. Në pjesën e dytë luajtëm me besim dhe guxim, kështu jemi një ekip i fortë. A ndihemi më të bashkuar? Jemi të lumtur,” tha ai.