Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Theo kalon Maldinin, bëhet mbrojtësi që ka shënuar më shumë me fanellën e Milanit

GS 15/01/2025 1 Min. Lesezeit

Theo Hernandez, shkruan emrin e tij në historinë e kuqezinjve, pasi shënoi një gol në suksesin 2-1 të Milanit në transfertën kundër Komos.

Francezi ngjitet në kuotën e 30 golave të shënuar në kampionatin italian me fanellën e Milanit, duke u bërë mbrojtësi me më shumë gola në historinë e klubit, duke kaluar një legjendë si Paolo Maldini, që ishte ndalur në kuotën e 29 golave.

“Për mua është krenari të kaloj idhullin tim Paolo Maldini, është e pabesueshme”, deklaroi francezi pas ndeshjes, që me ardhjen e trajnerit të ri duket se ka rigjetur formën e tij optimale.

Teilen: