Theo Walcott ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesional në moshën 34-vjeçare.
Ish-sulmuesi anësor i Arsenalit, Everton dhe Southampton tha se vendimi nuk ishte i lehtë, por që dëshiron të provojë gjërë të reja. Ish-lojtari anglez var këpucët pas një karriere 23-vjeçare në të cilën ai bëri 397 ndeshje në Premier League.
“Zyrtarisht do të var këpucët. Është shumë e vështirë, nuk mund të gënjej. Është sepse futbolli është gjithçka që kam njohur që nga mosha 16 vjeçare. Dua të provoj gjëra të reja që nuk i kam përjetuar kurrë si fëmijë, kam humbur shumë. Thjesht ndihem sikur dua të përjetoj jetën.”
Në periudhën e tij 13-vjeçare me “Topçinjtë”, Walcott fitoi tre FA Cup, si dhe dy Community Shields. Ai mori famë në vitin 2006 kur ishte 17 vjeç, kur u grumbullua çuditërisht në skuadrën e Goran Eriksson në Kupën e Botës me Anglinë.
Në total, ai ka luajtur 563 ndeshje me të gjitha klubet që ka luajtur profesionalisht, ku ka shënuar 129 gola. Me kombëtaren e Anglisë, Walcott ka luajtur 47 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola.