Saturday, 16. May 2026
Sport

“Thërret Prizreni mori Shkodër” – Ramadani, Seferi e Asani ia “krisin” këngës pasi mundën Bullgarinë

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë që drejtohet nga trajneri serb, Mladen Krstajiq.

  

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho triumfuan 2:0 kundër Bullgarisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Anise fituan një ndeshje miqësore, futbollistët e Kombëtares kuqezi festuan në dhomat e zhveshjes triumfin ndaj Bullgarisë.

Treshja e Kombëtares, Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Jasir Asani zgjodhën të këndojnë vargjet e këngës “Thërret Prizreni mori Shkodër”.

Ishte vetë Asani që publikoi pamjet nga dhoma e zhveshjes në rrjetet sociale për të treguar edhe njëherë tjetër se atmosfera në kampin kuqezi është fantastike.

Qazim Laçi hapi serinë e golave në minutën e 41-të në të mirë të Shqipërisë nga afërsia.

Golin e dytë për Shqipërinë e realizoi Ernest Muçi i cili realizoi nga distanca, tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Ky takim për Shqipërinë erdhi pak ditë pas fitores së madhe 3:0 kundër Çekisë në kualifikime për Kampionatin Evropian, pikërisht në këtë impiant./Lajmi.net/

  

  


Teilen: