• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Theu çdo gjë që i doli përpara, Alegri u ndie i tradhtuar nga Juventusi

17/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një shkarkim adrenaline i miksuar me tensionin e ndeshjes dhe jo vetëm. Masimiliano Alegri në pak minuta ka bërë dhe ka thënë aq sa mjafton për të kuptuar klimën që ka ekzistuar këtë vit te Juventusi. Nga fundi i finales së Kupës së Italisë deri në organizimin e ceremonisë së medaljeve sulmoi këdo që i dilte përpara.

alegri

Në fakt ishin të gjithë “armiqtë” e tij të këtij sezoni. Në fillim e nisi me arbitrat për kartonin e kuq që mori në fundin e ndeshjes, pastaj me drejtorin sportiv të Juventusit (Xhuntoli) gjatë festës në fushë dhe në fund me gazetarët që ishin të pranishëm në korridoret e “Olimpicos”. Sjellje që në fakt nuk janë në stilin e Juventusit.

PAS NDESHJES- Alegri i hoqi filtrat edhe në intervistat pas ndeshjes duke thënë: “Duke parë që të gjithë më konsiderojnë si të larguar nga Juventusi, po lë një skuadër të fortë. Drejtuesit kanë të drejtën që të konfirmojnë apo jo një trajner. Një pjesë e madhe e shpërthimit dhe nervozizmit të tij ka të bëjë me lajmet për një shkarkim të mundshëm të tijin në fundin e vitit, zëra që në fakt kanë qenë të vazhdueshëm dhe të pakontrolluar, edhe atëherë kur Interi ishte afër Interit në garën për titullin kampion. Ndërkohë, trajneri kërkonte që të ishte realist me deklarata për zonën Champions, klubi e tradhtoi. Ai nuk u ndje i mbrojtur nga Juventusi dhe s’ka marrë asnjë sinjal gjatë kësaj kohe, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2025. Rruga me sa duket është një dhe e vetme: ndarje. Ai e ka thënë gjithmonë që Juventusi është në rrugën e duhur dhe në arritjet e objektivave të fillimit të sezonit. Pikërisht këtu ka nisur edhe sherri me Xhuntolin. Në fakt, ky i fundit dhe të tjerë drejtues e kanë vlerësuar trajnerin nëpër deklarata, por faktet për t’ia rinovuar kontratën mungojnë.

I TRADHTUAR- Pse Alegri priste një trajtim ndryshe nga Juventusi? Sepse ai ishte i vetmi njeri që qëndroi te skuadra në momentin më të vështirë, që nga largimi i kupolës drejtuese të vjetër dhe me ardhjen e të resë. Ai ka menaxhuar gjithçka jo vetëm në fushë në një klimë sureale që u krijua te Juventusi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Pavarësisht se ekipi e mbylli vitin e kaluar në vendin e tretë dhe nuk pati mundësi të merrte pjesë në Europë, këtë vit Champions-i ishte i detyrueshëm për të sjellë miliona në arkat që janë të boshatisura. Alegri ia doli. Ai po ashtu fitoi edhe Kupën për të thyer tersin e trofeve të munguar në sezonet e fundit. Gjatë ndeshjes pati përplasje me të gjithë dhe në fundin e saj theu gjithçka i doli përpara. Ai u tërbua edhe me fotografët, ku theu disa aparate. Juventusi i ka garantuar të gjithë që do t’i paguajnë ata dëmet për sjelljen e pahijshme të trajnerit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zola: Ai është Iniesta ynë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.