• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Theu rregullat me Lukakun”, Interi kërkon dënim për Juventusin. Ka dyshime edhe për finalen e Champions

07/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Transferimi mëse i mundshëm i Romelu Lukakut te Juventusi gjatë kësaj vere, ka tërbuar interistët. Nga një anë është “tradhtia” e lojtarit që u premtonte besnikëri pa fund. Nga ana tjetër, është fakti se po kalon pikërisht te rivalët më të urryer nga zikaltrit. Rivalë për të cilët klubi milanez është gati të bëjë ankimim zyrtar, pasi pretendon se kontaktet me Lukakun nuk kanë nisur në verë, por gjatë sezonit.

lukaku brozovic

Sipas “Corriere della Sera”, ideja për të afruar Lukakun ka lindur nga Masimiliano Aleghri dhe kontaktet e para me përfaqësuesin e tij, avokatin Ledure, kanë nisur në muajin mars. Para se të mbërrinte Xhuntoli nga Napoli, pasi ishte krahu i tij i djathë, Xhovani Mana, ai që kishte bërë bisedimet. Dhe një ”po” nga futbollisti kishte ardhur pak ditë pas finales së Ligës së Kampioneve të humbur ndaj Mançester Sitit, pasi Lukaku ishte i pakënaqur që e kishin lënë në stol në këtë ndeshje.

Interi nuk dinte asgjë, pasi vazhdonte negociatat me Çelsin, ndërsa edhe vetë futbollisti lëshonte mesazhe dashurie për zikaltrit. E gjithë kjo situatë e zbuluar së fundmi, ka tërbuar Interin, që tashmë kërkon që të hetohet çështja dhe Juventusi të dënohet për kontakt të paligjshëm me futbollistë nën kontratë. Për më tepër, sipas “La Gazzetta Dello Sport”, në kampin zikaltër kanë filluar të dyshojnë se paraqitja e dobët e belgut në finale, ka lidhje pikërisht me këtë ofertë nga bardhezinjtë, sado absurde që mund të duket.

Publikimi i lajmeve të tilla ka detyruar Juventusin të reagojë dhe ka shpjeguar në media se çdo kontakt me të ka nisur vetëm në muajin korrik, kur ai ishte kthyer te Çelsi. Juventusi kishte kontaktuar me të vetëm pasi kishte marrë leje nga klubi anglez i cili zotëron kartonin e belgut, pasi e shihnin si pjesë të marrëveshjes për transferimin e Vlahoviç.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

E bujshme, Neymar informon PSG-në se dëshiron të largohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.