Një tjetër sezon në Evropë, pastaj rikthimi në Brazil.
Këto janë planet e Thiago Silvës, i cili ëndërron të kthehet në shtëpi dhe të veshë sërish fanellën e Fluminense, skuadra ku u rrit. Megjithatë, ish-mbrojtësi i Milanit pranon se mund të ketë një pengesë në këtë qëllim:
“Tani e ardhmja i përket Zotit. Të gjithë e dinë se sa shumë dëshiroj të kthehem te Fluminense, por sot është e vështirë, sepse ndikon edhe familja.
Fëmijët e mi nuk duan të jetojnë në Brazil, kështu që është një situatë shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, kemi ende një vit për të reflektuar dhe kuptuar se çfarë do të bëjmë verën e ardhshme”, – tha lojtari i lindur më 1984 për “Globoesporte”.
Një cikël për t’u mbyllur pas 22 vitesh. Thiago Silva u rrit në akademinë e Fluminense, prej nga u largua në vitin 2002. Tri vite më vonë, në janar 2005, ai u transferua te Porto, ku megjithatë qëndroi vetëm 6 muaj.
Një aventurë e parë evropiane e paharrueshme, me një ndalesë te Dinamo e Moskës, që zgjati 6 muaj të tjerë dhe rikthimi fillimisht në formë huazimi, më pas direkt, pikërisht në skuadrën e Rio de Zhaneiros, që më pas e shiti te Milani më 2009.
Tri sezone me kuqezinjtë dhe një “Scudetto”, përpara se të bëhej legjendë te PSG dhe të fitonte Champions League me Chelsea.