Tuesday, 19. May 2026
Sport

Thiago Silva zbulon planet pas pensionimit, dëshiron të bëhet trajner

GS 02/11/2023 1 Min. Lesezeit

Qendërmbrojtësi i Chelseas, Thiago Silva, dëshiron të bëhet trajner pasi ta përfundoj karrierën si futbollist.

39-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën angleze dhe mendohet se po i afrohet fundit të karrierës.

Ai ka folur për dëshirën për tu bërë trajner, shkruan lajmi.net.

“Në fushë jam një lloj trajneri, apo jo? Kur e shikoj ndeshjen nga mbrapa shoh situata të ndryshme dhe pastaj i paralajmëroj të tjerët. Flas me stafin, me Pochettinon që të eliminojmë gabimet. Nganjëherë vetëm kur je në fushë e vëren çfarë është gabim”, tha ai.

Silva dhe Chelsea pengesën e radhës do ta kenë të hënën, kur përballen me Tottenhamin. /Lajmi.net/

Teilen: