Vllaznia dhe Elbasani kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.
Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim pa gola.
Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.
“Për mendimin tim ishim ekipi më i mirë dhe meritonim fitoren.
Jam shumë i lumtur dhe krenar për ekipin.
Nga njëra anë kemi fituar 1 pikë, ndërsa nga ana tjetër kemi humbur 2 pikë. Kam një ekip të mirë dhe nuk do e mbaj mendjen te merkato.
Jam i lumtur me ekipin që kam momentalisht”, tha Thomas Brdariç..