• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Thuram ‘beniamini’ i ri i tifozerisë zikaltër, i rritet ndjeshëm vlera e kartonit

09/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vera ishte jo pak e trazuar në kampin zikaltër të Interit, sidomos pas vendimit për të hequr dorë njëherë e mirë nga sulmuesi belg Romelu Lukaku, teksa pasiguria e tifozerisë se kush do të mbajë peshën e sulmit, sa vinte e shtohej.

Të paktë ishin ata që besonin te Marcus Thuram, sulmues francez të cilin e Interi e siguroi me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata me gjermanët e Borussia Monchengladbach.

Megjithatë mungesa e transferimit të Lukaku i shërbeu për mirë Thuramit, që shfrytëzoi maksimalisht mundësinë dhe shumë shpejt u shndërrua në një beniamin të tifozerisë zikaltër.

Me 5 gola dhe 6 asiste në kampionat, si dhe disa penallti të fituara, Thuram ka marrë pjesë në thuajse gjysmën e golave të shënuar nga zikaltrit, teksa vlera e tij është rritur ndjeshëm dhe sipas sajtit të specializuar ‘transfermarkt’ tashmë kartoni i tij kushton rreth 70 milionë euro.

Jo pak për një sulmues që erdhi me parametra zero dhe që po tregon se di të bëjë shumë mirë qoftë si sulmues i dytë, qoftë si pykë, duke luajtur në zonën kundërshtare.

Bashkë me Lautaron, Thuram ka formuar një dyshe perfekte, duke rikthyer kujtimet e asaj Eto’o-Milito, që fitoi gjithçka në 2010-ën, teksa tifozerisë zikaltër nuk i mbetet veçse të admirojë spektaklin e tyre në fushë. 

Next Post

Dy ndeshje sot në Superligën e Kosovës në basketboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.