Interi e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, teksa ka triumfuar në udhëtim te Ajaxi 0-2.
Ka qenë një pjesë e parë me shumë ritëm, por që rastet më të mira u panë në minutat e fundit.
Mika Godts i Ajaxit në minutën e 40-të doli përballë portierit Yann Sommer, por zvicerani bëri një pritje të mrekullueshme duke mbajtur portën e paprekur.
Vetëm dy minuta më vonë, Hakan Calhanoglu asistoi nga rivënia këndore, derisa Marcus Thuram shënoi gol të bukur me kokë për 0-1.
Me epërsinë minimale të Interit 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë nisi për mrekulli për Interin, që sërish shënuan me Marcus Thuram dhe sërish Hakan Calhanoglu ishte asistues nga këndi.
Francezi realizoi dy gola identik me kokë.
Deri në fund të ndeshjes, skuadra italiane e menaxhoi mirë rezultatin dhe mori fitore komode me rezultat 0-2.
Me këtë fitore Inter ka tre pikë, derisa Ajax është pa pikë.
Ndeshjen e ardhshme Interi e zhvillon në shtëpi ndaj Slavia Pragës, derisa Ajaxi do të përballet me Olympique Marseillen në udhëtim.