• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Thuram: Në fillim isha djali i Lilian, tani jam Marcus

30/05/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një sezoni të parë të paharrueshëm me Interin, që kulmoi me titullin e fituar në derbin ndaj Milanit të vendosur nga goli i tij, Marcus Thuram tashmë ka përpara Kampionatin Evropian me Francën, duke shijuar gjithashtu një status të ri në kombëtare: “Përpara më njihnin si djalin e Lilian Thuram-it, sot jam mbi të gjitha Marcus Thuram. Pa i hequr asgjë babait tim që ka 142 ndeshje me kombëtaren që askush nuk do t’ia heqë”, tha sulmuesi zikaltër për Le Monde.

“Në Itali u ‘birësova’ shpejt nga tifozët zikaltër. Të dëgjosh emrin tënd të kënduar nga 75,000 fansa në San Siro është dehëse, dhe kur e do atë që bën dhe ke një pasion aq të madh sa i imi, nuk mund të mos e vlerësosh”.

“Nuk i vendos kufij vetes pas një sezoni si ky. Po kaloj periudhën më të mirë të karrierës sime, kam treguar se di të përmirësohem çdo vit, nga pikëpamja taktike, e lojës dhe statistikore. Unë dua të bëj një ndryshim në ndeshjet e mëdha edhe me Francën time”.

“Roli i anësorit i përket së shkuarës, sot jam qendërsulmues. Unë jam konkurrues, aspiroj versionin më të mirë të vetes. Mendoj se mund të bëhem një nga lojtarët më të kompletuar në botë”.

Dëshmova se mund të bëja gjëra të mëdha dhe imagjinoj se mund të arrij 20 gola dhe 20 asistime në një sezon (pas një sezoni në të cilin ai arriti 15 gola dhe 14 asistime me Interin).

Next Post

Gasperini: Dua Realin në finalen e Superkupës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.