Tuesday, 5. May 2026
Sport

Thyen rekordin e Ksavit! Ngolo Kante i pazëvendësueshëm, Franca nuk humbet asnjëherë me të në fushë

GS 01/07/2024 1 Min. Lesezeit

Franca mori një tjetër fitore ditën e sotme, pasi arriti të mposhtë Belgjikën me rezultatin final 1-0 dhe preu biletën për në çerekfinalet e Kampionatit Europian.

Capture

Një nga lojtarët më të spikatur në fushën e lojës ishte padyshim Ngolo Kante, i cili theu një tjetër rekord. Mesfushori bëhet lojtari me më shumë ndeshje pa humbje në historinë e Kampionatit Europian. Francezi numëron 12 ndeshje pa humbje, duke korrur 7 fitore dhe 5 barazime. Rekordi i mëparshëm u mbajt nga Ksavi kur luante si “shtylla” kryesore e mesfushës së Spanjës.

Gjithashtu Kante theu edhe një rekord tjetër. Ai bëhet lojtari me më shumë ndeshje radhazi pa humbje në kompeticione të mëdha, me 19 të tillë, 13 fitore dhe 5 barazime.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: