• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tiago Mota karikon Juventusin: Të tregojmë që jemi për titull

19/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Miqësoret e verës janë arkivuar. Në shtëpinë e Juventusit tani fillojnë ta marrin seriozisht.

Sot në mbrëmje kundër Komos nis zyrtarisht rrugëtimi i trajnerit të ri Tiago Mota.

“Kam shumë dëshirë. Po e pres me padurim për këtë ndeshje.

Objektivi është që të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim rezultatin që duam”, tha Mota.

Sa dëshirë ka për të rinisur kampionatin në skuadrën e Juventusit?

Shumë. Po presim me padurim për ta luajtur këtë ndeshje dhe të luftojmë me kundërshtarët për të arritur objektivin tonë.

Jeni i qetë për merkaton?

Shumë. Jemi duke punuar maksimalisht për të qenë kompetitivë. Jilldiz ka rinovuar dhe ka marrë fanellën me numrin 10. Është një përgjegjësi e madhe për të sepse do të mbajë një numër historik. Është një lojtar i fortë që ka kulturë pune dhe e transmeton tek të tjerët. Kjo duhet theksuar.

Duke parë rezultatet e kësaj jave, është avantazh që luani në fund?

Në jetë, ashtu si në futboll asgjë nuk vjen nga hiçi. Duhet që ta meritojmë dhe të jemi të përqendruar tek ekipi ynë. Kemi përballë një skuadër që ka ardhur nga Seria B duke fituar shumë ndeshje.

 

Ka ndryshuar situata e Kiezës?

 

Jo. Nuk ka ndryshuar. Kemi folur shpesh me lojtarin çka është një demonstrim i respektit për lojtarët e mi. Por nuk ka ndryshuar asgjë.

Prisni diçka nga merkato?

Unë jam i fokusuar në fushën e lojës. Për të tjerat janë duke punuar drejtuesit e Juventusit. Të gjithë duan të bëjnë më të mirën në mënyrë që skuadra të jetë gati dhe të luftojë për të arritur objektivat.

Next Post

Sulmuesi i Kosovës ndal kampionët e Europës/ “Jam shumë krenar që iu shënova këtyre yjeve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.