Tiago Mota u gëzohet 3 pikëve të fituara ndaj Kaljarit në Serinë A, ndërsa skuadra e tij vazhdon të ketë një ecuri pozitive në ndeshjet e fundit në kampionat. Pas sfidës, ai dha edhe komentin e tij për triumfin 1-0.
“Ne kemi krijuar shumë raste sot dhe ka qenë një mëkat që nuk e kemi mbyllur ndeshjen më herët. Na ka munguar pak rrjedhshmëria në lojë. Ne kemi luajtur shumë dhe kjo është diçka normale, por pas pjesës së parë të zhvilluar, duhet të kishim hyrë në dhomat e zhveshjes me një rezultat tjetër. Vështirësi në këtë kampionat nuk kemi pasur vetëm ne, por edhe skuadrat që janë më lart se ne në tabelën e klasifikimit.
Me përjashtim të Atalantës, të gjithë kanë pasur vështirësi të mbyllin ndeshjet. Megjithatë, kundër Kaljarit kemi marrë tri pikë të rëndësishme dhe tani do të shohim për betejën e ardhshme që na pret. Të marrësh 3 pikë është gjithmonë bukur”, tha ndër të tjera trajneri bardhezi.
PANORAMASPROT.AL