Saturday, 25. April 2026
Sport

Tiago Mota trazon gjigantët e Serisë A, agjenti i tij përjashton nga gara kampionët në fuqi

GS 07/02/2024 1 Min. Lesezeit

Në fund të këtij sezoni, Juventusi dhe Milani mund të ndryshojnë trajner. Alegri pritet të vendosë nëse do të rinovojë apo jo ndërsa në shtëpinë e “djallit” duket i sigurt largimi i Piolit.

thiago-motta

Corriere dello Sport, shkruan këtë të mërkurë se Tiago Mota është trajneri që po trazon drejtuesit e disa klubeve në Serie A, mes tyre Juve, Milan dhe Napoli.

Corriere

Nuk është një sekret se Xhuntoli, drejtori sportiv i Juves, ka një pëlqim të madh për Motan. Edhe Furlani i Milanit e ka në listën e dëshirave, ndërsa De Laurentis i Napolit e ka shprehur publikisht pëlqimin e tij për të.

Por çfarë dëshiron vetë trajneri i Bolonjës? Për momentin, agjenti i Motas u mjaftua duke përjashtuar Napolin si opsion.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: