Tierri Henri mund të rikthehet nën kontratë me grupin “RedBull”. Pas luajti në ShBA, francezi këtë herë pritet ta bashkëpunojë si trajner.
Në fakt, emri i tij është përmendur nga mediat gjerman si kandidati për stolin e Lajpcigut. Vendi i pestë me dy pikë larg të katërtit që siguron Champions-in nuk është rezultat i keq.
Por drejtuesit mendojnë të largojnë trajnerin Lou Zholt, për t’i besuar ekipin Henrisë, që më parë ka punuar te Montreali, Monako dhe U-21 francez. Francezi ka edhe besimin e drejtorit Jurgen Klop.
PANORAMASPORT.AL