Wednesday, 19. August 2026
Sport

Tierri Henri pranë kthimit në pankinë, një kombëtare e madhe europiane do shkarkojë trajnerin për t’i bërë vend francezit

GS 16/01/2025 1 Min. Lesezeit

Tierri Henri është shumë pranë kthimit në pankinë dhe këtë radhë për të marrë një detyrë shumë të rëndësishme. Ish-sulmuesi i Francës pritet që shumë shpejt të emërohet si trajneri i ri i përfaqësueses së Belgjikës.

henri

Henri ka drejtuar në të kaluarën klubet e Monako dhe Montreal Impakt, si dhe përfaqësueset U21 dhe Olimpike të Francës. Ai njëkohësisht ishte ndihmësi i Roberto Martinez në dy periudha të ndryshme te Belgjika, përfshirë Botërorin 2022. Por tashmë ai është gati të marrë vetë drejtimin e Belgjikës, për të cilën ka rival kryesor Rudi Garsian.

Sipas “L’Equipe”, Henri është gati të marrë detyrën e re, sapo Belgjika të bëjë vendin vakant duke larguar nga drejtimi Domeniko Tedeskon. Ky i fundit zhgënjeu në Euro 2024, ndërsa në Ligën e Kombeve humbi 4 ndeshje në një grup ku ishte edhe Franca, Italia e Izraeli. Parashikohet që vendimi i Federatës Belge të bëhet publik në ditët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: