• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tierri Henri sulmon ashpër Mbapenë: Një dembel që nuk vrapon

07/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit nuk po kalon momentin më të mirë pas humbjes ndaj Milanit në “Santiago Bernabeu” (1-3).mbapeNjë rezultat që i shtohet 0-4 përballë Barcelonës në ndeshjen e mëparshme. Kjo ka sjellë kritika të ashpra ndaj Madridit dhe Mbapesë në veçanti. Tierri Henri ka sulmuar Mbapenë në “CBS Sports”, duke e cilësuar francezin si një nga burimet e krizës së Realit. Henri filloi duke analizuar lojën me qetësi.

“Unë mendoj se ekipi është i zhgënjyer me të (Mbape), gjë që mund ta kuptoj, nuk është e lehtë. Ne duhet t’i japim atij kohë, por në të njëjtën kohë ai duhet të mësojë të luajë si një numër 9, të ketë dëshirën dhe vullnetin për të projektuar veten”.

Kaq, pasi Henri shpejt ndryshoi qasjen e tij dhe ishte shumë kritik ndaj yllit të Francës.

“Bellingam po përpiqet të bëjë dhe atë që supozohet të bëjë numri 9, Mbape”, deklaroi ashpër ai. Për të vijuar: “Është pothuajse gjithmonë Bellingam ai që përpiqet të vrapojë, të bëjë skuadrën të luajë. Është ende ai që përpiqet të thyejë linjat e kundërshtarit. Ndërkohë, që Mbape është si spektator, është dembel nuk merr pjesë në manovrën e lojës së ekipit”. Edhe më i ashpër ka qenë Daniel Riolo, duke saktësuar se Mbape duhet ulur në stol. “Mbape nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një numër 9. Do ta përsëris 150 herë këtë frazë. Për mua Mbape, ose luan në të majtë, ose Reali duhet ta ulë në stol”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ja pse Ancelotti rrezikon të shkarkohet nga Real Madridi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.