• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 2, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozat Kuq e Zi: Ëndërruam, sakrifikuam dhe në fund u kualifikuam

17/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”, shkruan lajmi.net.

Heroi i Shqipërisë në këtë përballje ishte sulmuesi, Sokol Cikalleshi që shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 25-të.

Për triumfin historik kanë reaguar edhe tifogrupi i Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi”.

“Ëndërruam, sakrifikuam, dhe në fund u kualifikuam. Më të bashkuar se çdo herë tjetër, “Tifozat Kuq e Zi po vijnë” për të pushtuar tokën gjermane, për të stolisur Euro 2024 me ngjyrat Kuq e Zi. Ne ia dolëm, por ky është vetëm fillimi” – kanë shkruar Tifozat Kuq e Zi në faqen zyrtare në Facebook.

Kjo është hera e dytë që Kombëtarja e Shqipërisë kualifikohet në Kampionatin Evropian të futbollit. Hera e parë ishte në vitin 2016.

Shqipëria me barazim ndaj Moldavisë ka 14 pikë në pozitën e parë, tri më shumë se Çekia dhe katër më tepër se Polonia. Moldavia është e katërta me 10 pikë.

Tri ditë më vonë, Shqipëria e luan ndeshjen e fundit të kualifikimeve, atë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë./Lajmi.net/

Next Post

LIVE EURO 2024/ Italia dhe Anglia gjejnë golin shpejt, mësoni rezultatet e ndeshjeve të darkës në kohë reale (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.