Sunday, 15. March 2026
Sport

Tifozat Kuq e Zi ”pushtojnë” Pragën

GS 07/09/2023 1 Min. Lesezeit

Për Kombëtaren e Shqipërisë sonte do të jetë një natë e rëndësishme.

  

Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinio do të ndeshen në Fortuna Arena të Pragës, me Çekinë.

Aktualisht Republika Ceke është e para në grupin E me shtatë pikë, një më shumë se Shqipëria.Tri ditë më vonë Shqipëria në Air Albania do ta presë Poloninë ku do të kërkojë fitore.

E për këtë ndeshje nuk ka munguar përkrahja nga ana e tifozave Kuq e Zi.

Ata mbrëmjen e djeshme kanë pushtuar qytetin e Pragës ku kanë kënduar e përkrahur Kombëtaren deri në orët e vona të natës/Lajmi.net/

  


Teilen: