Thursday, 28. May 2026
Sport

“Tifozat Kuq e Zi” reagojnë fuqishëm

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Tifozat Kuq e Zi, ka reaguar pasi UEFA e zyrtarizoi vendimin që Evropiani U21 i vitit 2027 të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

“Do t’iu mallkojë historika dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur”, shkruan në postimin e TKZ në rrjetet sociale.

Ky  tifo-grup edhe më herët ka kundërshtuar organizimin e përbashkët të Evropianit nga Shqipëria dhe Serbia.

Por Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), mbeti prapa vendimit, që prej të martës është i konfirmuar nga UEFA.

Madje, FSHF-ja vendimin e UEFA-s për organizimin e këtij turneu me Serbinë e ka quajtur historik.

Evropiani U21 do të mbahet në qershor të vitit 2027, ku ndeshja hapëse e këtij turneu do të zhvillohet në Novi Sad kurse finalja në Tiranë

Teilen: