• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Tifozat Kuq e Zi” thonë se u penguan nga FSHF-ja edhe në Letoni

11/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi i përkrahësve të Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi, ka lëshuar tjetër komunikatë të mërkurën. Ky grupim ka thënë se është penguar me urdhër të FSHF-së edhe në Riga të Letonisë. TKZ ishin prezent në stadium në përkrahje të Shqipërisë në barazimin 1:1 me Letoninë.

Sipas komunikatës, anëtarët e TKZ janë përballur me kontrolle të papara deri më tani në ndeshjet në udhëtim.

TKZ ka shkruar se pjesëtarët e sigurimit u kanë thënë hapur se “kemi urdhër nga federata juaj t’iu kontrollojmë hollësisht”.

“Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe ‘TKZ on Tour’. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda. Kjo ishte tentativa e dytë. E para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifozë”.  E dimë mirë me kë kemi punë. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i shqiptarëve. Shihemi përsëri së shpejti”, shkruan në komunikatën e TKZ.

 

 

Next Post

Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.