• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozat Kuq e Zi zbulojnë koreografinë që nuk u pa në TV, aty ishte një mesazh shumë domethënës

22/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë zbuluar një nga mesazhet që patën gjatë mbrëmjes së djeshme (e premte) ndaj Anglisë.

Shqipëria u mposht me rezultat 2-0 në udhëtim te Anglia, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Megjithatë, për dallim nga lojtarët dhe ekipi, tifozët shqiptar, me në krye Tifozat Kuq e Zi, arritën të lënë gjurmë në stadiumin Wembley.

“Futbolli nuk është biznes, është pasion” dhe “21 vite prezent, nuk na largon dot”, ishin dy nga mesazhet që u shfaqën në banera kundër presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Por, Tifozat Kuq e Zi patën edhe në baner apo koreografi tjetër para fillimit të ndeshjes apo më saktë në momentin kur po intonohej himni kombëtar.

Mesazhi kësaj radhe ishte më shumë politik sesa kundër institucioneve të futbollit.

“Të bashkuar nga shpirti, të lidhur me krenari. Evropa nuk mund ta ndajë Shqipërinë. 1912”, shkruante në banerin e Tifozave Kuq e Zi.

Përveç këtij baneri, mbi të u shfaq edhe një flamur i madh kombëtar.

Vlen të theksohet se Tifozat Kuq e Zi dhe çdo grupim tjetër i organizuar nuk do të mund të marrin bileta të siguruara nga FSHF në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares Shqiptare.

Ky është një vendim i fundit i FSHF-së, e cila është arsyetuar me barazinë e blerjes së biletave për të gjithë, e jo vetëm nga tifozët e organizuar.

Next Post

Kur do të martohet me Xhorxhina Rodrigez? Ronaldo i përgjigjet pyetjes: I them gjithmonë asaj që…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.