• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozë dhe mafiozë/ Ana e errët e grupeve “Ultras”, 19 të arrestuar në Itali

01/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestimi i 19 tifozëve të Inter dhe Milan nga policia italiane ka nxjerrë në dritë një anë të errët të grupeve “Ultras”. Kapot e dy tifozerive të skuadrave të mëdha të Serisë A u vunë gjithashtu në pranga, ndërsa mediat përtej Adriatikut kanë publikuar pjesë të përgjimeve, që janë në dosjen hetimore.

Ato tregojnë se si shantazhoheshin klubet, madje edhe ndërhyrjet te trajnerët dhe lojtarët. Zyrtarisht, të arrestuarit akuzohen për krijimin e grupit kriminal dhe mafioz, pasi hetusit kanë provuar një xhiro të madhe përfitimesh, që vinin nga aktivitetet e paligjshme në tribuna dhe jashtë tyre, nga shitja e biletave, pijeve alkoolike dhe drogërave nga këto grupime tifozësh.

Në një rast të publukuar nga mediat italiane, kreu i “Ultras” të Inter telefonon trajnerin zikaltër Simone Inzagi dhe i kërkon atij të ndërhyjë në klub për biletat e finales së Champions League kundër Manchester City.

Klubi i kishte dhënë më parë 1 mijë bileta këtij grupimi tifozësh, por ata kërkonin edhe 200 të tjera. Jo vetëm kaq, pasi në një rast tjetër, teknikut interist i kërkohej të luante me dy sulmues.
Po ashtu, është zbuluar “lufta” e brendëshme për marrjen e drejtimit të grupit “Ultras” të Inter, ku bëhëeshin plane për vrasje dhe zhdukje të trupit.

Për fat të keq, ky plan u realizua me ekzekutimin e një prej drejtueëve të tifozerisë zikaltër pak javë më parë, pikërisht nga “kapo” i “Ultras”, Andrea Beretta, I arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Next Post

Portieri zëvendësoi mesfushorin, skuadra rrezikon eliminimin nga Kupa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.