• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët çekë plagosin policë dhe stjuardë

26/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pragndeshja mes Romës dhe Slavia Pragës në Ligën e Europës në kryeqytetin italian, është paraprirë nga ngjarje të rënda që kanë pasur si protagonistë tifozët e skuadrës çeke.

Gjatë ditës së sotme, mijëra tifozë çekë kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit italian, duke mos reshtur me koret e tyre.

Por gjatë pasdites, situata është tensionuar që kur në rrugën “Cavour”, një grup ultrasish çekë ka sulmuar një grup policësh të cilët ishin rreshtuar pranë komisariatit që gjendej në atë rrugë.

Ata kanë qëlluar me fishekzjarrë dhe me shishe policët, duke plagosur 3 prej tyre, ndërsa është dashur përdorimi i forcës për t’i dhënë fund situatës kaotike, që u mbyll me 4 tifozë në pranga.

Më pas, ngjarjet e dhunshme kanë vijuar në stadium, ku ultrasit çekë para ndeshjes kanë shpërthyer rrethimin e stjuardëve në tentativën për t’u përplasur me utlrasit e Romës, teksa nisi një breshëri gjuajtjesh me stola të thyer brenda ambienteve të “Olimpico”, derisa ndërhynë forcat e rendit.

Next Post

VIDEO/ 24 gola në 7 ndeshje! Liverpuli, Roma dhe Leverkusen dhurojnë spektakël! Ja të gjitha rezultatet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.