Friday, 20. March 2026
Sport

Tifozët do të argëtohen me Chukwuezen”

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Samuel Chukwueze është një nga blerjet më cilësore të Milanit gjatë kësaj merkatoje verore. Kuqezinjtë siguruan sulmuesin e djathtë nga Villarreali për 20+8 milionë euro.

24-vjeçari firmosi një kontratë 4-vjeçare me Milanin, që pas shumë kohësh siguron një element cilësor në krahun e djathtë të sulmit për trajnerin Pioli. I cili nuk e fshehu gëzimin e tij për blerjen e nigerianit:

“Ne po kërkonim për një sulmues krahu si ai.

Është i shpejtë, teknik dhe i fortë në duelet një kundër një.

Ka edhe aftësinë të sulmojë thellësinë, është i kompletuar“, deklaroi Pioli.

Në lidhje me Chukwuezen dhe transferimin e tij te Milani, ka folur edhe Gernot Rohr, ish-trajneri i kombëtares së Nigerisë. 70-vjeçari ishte i pari që e afroi Chukwuezen në kombëtaren afrikane pesë vite më parë.

Teilen: