Wednesday, 18. March 2026
Sport

Tifozët e Arsenalit ‘shpërthejnë’ në tribuna gjatë humbjes ndaj Man United

GS 23/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Arsenalit treguan më shumë luftë jashtë fushës sesa skuadra e tyre në të gjatë humbjes 2-0 ndaj Manchester United, në tribuna.

Gunners u përballën me rivalët e Premier League në stadiumin ‘MetLife’ në New Jersey të shtunën.

Ata u larguan me dy gola në interval, me gabime individuale nga Aaron Ramsdale dhe Gabriel Magalhaes që lejuan Bruno Fernandes dhe Jadon Sancho të gjenin objektivin.

Skuadra e Mikel Artetës i lanë tifozët e tyre me pak për t’u emocionuar. Me një paraqitje zhgënjyese të vendosur në fushë, zhgënjimi ziente herë pas here jashtë saj.

Aty madje ndodhi edhe një sherr, teksa tifozët e Arsenalit ‘shpërthyen’ në një zënkë.

Tifozët e Arsenalit ishin një grup i lumtur për pjesën më të madhe të sezonit 2022-23, pasi ata mblodhën së bashku një sfidë për titullin e Premier Ligës dhe rezervuan biletat e kthimit në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

  


Teilen: