Saturday, 21. March 2026
Sport

Tifozët e Buducnostit mbrëmë larguan një tifoz nga tribunat, kishte veshur fanellën e Crvena Zvezdës

GS 02/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Mali i Zi, Buducnosti u eliminua nga UEFA Conference League, pasi u mposht nga Struga, ekipi shqiptar me rezultatin 3 me 4.

Gjatë ndeshjes ndodhi një incident në tribunat e stadiumit në Podgoricë, shkruan Lajmi.net

Një tifoz i paftuar ishte i pranishëm në stadium. Bëhej fjalë për një serb, që kishte veshur fanellën e Crvena Zvezdës, me emër Dejan Savicevic.

Por, kur tifozët nga Mali i Zi e panë atë, ata e larguan menjëherë nga stadiumi, madje ishte sigurimi që nuk lejoi përleshjen në tribuna. Andaj tifozi serb shpëtoi pa u “shtypur” edhe pse shkoi për ta përkrahur Buducnostin./Lajmi.net/

  


Teilen: