• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët e Cityt s’e bëjnë “hesap” Zvezdën, nënçmojnë keq klubin famëkeq serb

11/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët e Manchester Cityt raportohet se nuk janë të interesuar të vizitojnë ekipin e tyre në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës në Beograd.

Mbështetësit e klubit anglez refuzuan të ndjekin ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve mes Zvezdës dhe Manchester Cityt, përcjell lajmi.net.

Agjencia “Sportsëorld”, e cila organizon udhëtime për tifozët e Cityt, ka pezulluar shitjen e biletave për udhëtimin në Beograd, pasi nuk ka interesim të mjaftueshëm.

Ndeshja kundër Zvezdës nuk është interesante për tifozët e Cityt, ndaj nuk kanë ndërmend të shpenzojnë kohë dhe para për një udhëtim në Beograd.

Shumë pak tifozë të klubit anglez u interesuan për këtë ndeshje, ndaj nuk do të ketë pjesëmarrje të organizuar.

Agjencia do t’i kontaktojë ata individualisht për t’i ndihmuar të gjejnë marrëveshje nëse duan të shikojnë ndeshjen në Beograd.

Manchester City tashmë ka siguruar vendin e parë në Grupin G të Ligës së Kampionëve, ndërsa Zvezda në Bern humbi të gjitha shanset e mundshme për të siguruar pranverën në Evropë, ndaj kjo ndeshje nuk do të ketë asnjë rëndësi si rezultat.

Ndeshja Crvena Zvezda – Manchester City do të luhet të mërkurën në orën 18:45./Lajmi.net/

Next Post

Zyrtare/ Ibrahimovic rikthehet te Milan, suedezi do të jetë krahu i djathtë i pronarit të klubit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.