• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët e dënuar në kryeqytet

25/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë, Policia e Shtetit, në prag të derbit mes Partizanit e Tiranës ka vënë në jetë një masë të re për tifozët e padisiplinuar dhe që janë të dënuar për të mos ndjekur skuadrat e tyre në stadium.

Dy ditë para takimit derbi, të gjithë të dënuarit nga FSHF-ja apo me vendim gjykate, janë kontaktuar nga uniformat blu.

Të gjithëve u është kërkuar që në orarin e ndeshjes derbi, të paraqiten në Komisariatin që mbulon banesën e secilit. Jo vetëm kaq, por ata që nuk ishin në kryeqytet, duhet të vërtetonin, nuk ndodheshin në stadium, në të kundërt shoqëroheshin në polici. Një mënyrë kjo, që këta tifozë, të mos ishin në stadium gjatë ndeshjes derbi.

Policia, në bashkëpunim me FSHF-në, ka vënë në jetë një praktikë që e kanë zbatuar britanikët gjatë kohës së huliganëve, ku çdo i dënuar për tëmos shkelur në stadium, paraqitej në komisariat dhe shihtendeshjen me uniformat blu. Në këtë moment që flasim, në Shqipëri janë rreth 100 tifozë që vuajnë një dënim të tillë.

Të dënuar, mes ultrasve të Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë.

Shumica janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF dhe të tjerë nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm. Në këtë sfidë derbi, sigurisht nuk është se gjithçka shkoi perfekt, pasi sërish pati shashka e tymuese, por më pak dëmtime në stadium dhe përplasje fizike mes dy tifozërive. Mesa duket masat e reja për të kontrolluar tifozët e dënuar ka nisur të japë rezultatet e para konkrete.

Next Post

Një vit pa humbje për “Los Blancos”, Reali presion Barçës dhe rekordit blaugrana

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.