Tuesday, 10. February 2026
Sport

Tifozët e Drenasit: FFK – Feronikeli ’74 2:0

GS 21/09/2024 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Feronikelit 74, Tigrat e Zi kanë reaguar pas humbjes nga Suhareka sot 2:0 në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipit nga Suhareka fitoi një penallti diskutabile, e cila u bë kryetemë sot në futbollin tonë.

“Ffk 2-0 FERONIKLI

Urime federata e futbollit e korroptuar!.

Tani u kuptua pse nuk patem bileta sot ne Suharekë per shkak të dallaverev të FFK me klubin nga Suhareka por ta keni me dije se për dy ngjyra na jetom e veçç per një emër FERONIKEL pasionin tonë nuk do ta ndalni asnjeherë FFK, ke të ala nga grupi jonë e shihemi në javën tjetër në tribunë i gjithë qyteti, mobilizim”, reagojnë tifozët.

Teilen: