• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët e Evertonit humbin durimin, kërkojnë kthimin e shqiotarit te Chelsea

05/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Armando Broja e ka nisur mjaft keq vitin 2025, duke pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Bournemouth.

Broja, la fushën që në minutën e 32’ të sfidës ndaj Bournemouth.

Kjo gjë duket se i ka lënë një shije të keqe tifozëve të Everton, të cilët prisnin shumë nga sulmuesi 23-vjeçar, i cili u huazua në fund të merkatos së verës nga Chelsea, me të drejtën për ta blerë verën e këtij viti.

Një gjë e cila nuk kërkohet më nga fansat, të cilët kanë “shpërthyer” ndaj yllit shqiptar, i cili pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar i dëmtuar.

Sipas “Football Insider”, tifozët kërkojnë që Brojës t’i ndërpritet menjëherë kontrata e huazimit dhe të rikthehet te Chelsea këtë dimër dhe të zëvendësohet me një sulmues tjetër.

Ky do të ishte një lajm tepër i keq për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk preferohet nga trajneri Enzo Maresca në Londër dhe nëse një rikthim i mundshëm ndodh, atëherë do të nisë sërish puna për një tjetër huazim

Next Post

Mbahet FIBA SCOD Klinika

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.