• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Tifozët e Juventus protestojnë dhe ofendojnë lojtarët e trajnerin

03/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup i tifozëve ultras të Juventusit kanë marshuar mbrëmë drejt hotelit të skuadrës, duke protestuar ndaj trajnerit, ekipit dhe drejtuesve, shkruan KosovaPress.

Lojtarët e Juventusit duhet të presin një ambient toksik në “Allianz Stadium” këtë mbrëmje, kur do të presin Hellas Verona në ndeshjen e fundit të Serie A të raundit të 27-të.

Ultrasit e bardhezinjve kishin paralajmëruar një protestë para dhe gjatë ndeshjes dhe e mbajtën fjalën të dielën në mbrëmje kur marshuan drejt hotelit të skuadrës për të treguar zhgënjimin e tyre me rezultatet e këtij sezoni.

Videot e shpërndara në internet nga “Ilbianconero.com” tregojnë një grup ultras të Juventusit që mbërrijnë në hotelin e skuadrës pranë stadiumit ndërsa mbajnë një pankartë që lexon, “Ne jemi Juventusi”.

Ultrasit madje ofenduan trajnerin Thiago Motta, duke e quajtur atë një “copë m…”

Asnjë përfaqësues i Juventusit nuk ka takuar ultrasit mbrëmjen e djeshme, por protesta e tyre do të vazhdojë edhe gjatë ndeshjes së sotme ndaj Veronës.

Next Post

Kush e fiton Champions League sipas Superkompjuterit të Optas?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.