• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët e Juves vazhdojnë goditjet kundër Lukakut, në shenjë proteste ata hynë në fushë gjatë ndeshjes

10/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Siç raportoi më parë gazetari Gianluca Di Marzio për Corriere della Sera, kontaktet e para midis zëvendësdrejtorit sportiv të Juventusit, Giovanni Manna dhe përfaqësuesit të Lukaku, Sebastien Ledur u zhvilluan në mars të këtij viti.

Më pas lojtari mori parasysh informacionin për interesimin e Bianconerëve, por i kërkoi klubit të priste deri në fund të sezonit. Mësohet se Lukaku dhe Juventus kanë arritur një marrëveshje tashmë më 12 qershor, dy ditë pas humbjes së Interit në finalen e Champions League. Në vendimin e belgut ka ndikuar fakti që ai nuk u përfshi në formacionin titullar për këtë ndeshje. Kjo e zhgënjeu lojtarin.

Më herët u bë e ditur se Juventusi dhe Chelsea po diskutojnë për shkëmbimin e Lukakut për Dushan Vlahovic, por Chelsea nuk është i kënaqur me kërkesat e Juventusit.

Sipas Fabrizio Romano, Juventusi po shtyn të shkëmbejë Vlahovicin për Romelu Lukakun me një shtesë prej 40 milionë euro. Chelsea nuk ka ndërmend të pajtohet me kushtet e klubit torinez, aktualisht negociatat janë pezulluar.

Ndërkohë, tifozët e Juventusit po protestojnë me zhurmë për lëvizjen e Lukakut në skuadër. Të mërkurën, shoqata e tifozëve të Juves, Curva Sud, postoi një foto të një baneri ku shkruhej “Lukaku, qëndro në Milano”.

Në Instagram, fotoja ultras është mbishkrimin: “Nuk e harrojmë atë që ndodhi, Lukaku, nuk do të jesh kurrë i mirëpritur këtu”.

Dhe tani tifozët kanë shkuar edhe më tej, ata hynë në fushë gjatë një ndeshje miqësore e Juventusit. Tifozët brohoritën “Nuk e duam Lukakun!” dhe duartrokitje për Dushan Vlahovic. /G.D abcnews.al/

 

Next Post

Në Itali janë të bindur! Lukaku refuzoi dy herë arabët për Juventusin, bardhezinjtë e marrin edhe pas protestave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.