• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët e Man. United i kushtuan një këngë, Amorim: Ndihem në siklet, t’u këndojnë tifozëve dhe klubit

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tri ndeshje në krye të Manchester United dhe tashmë një këngë kushtuar atij. Ruben Amorim e ka fituar shpejt zemrën e tifozëve të “Djajve të Kuq”.

Portugezi, që mbërriti vetëm tri javë më parë për të zëvendësuar Erik ten Hag, pas periudhës së përkohshme të Ruud van Nistelrooy-t, është mirëpritur ngrohtësisht nga tifozët, të cilët nga shkallët e stadiumit këndojnë emrin e tij me melodinë e këngës së famshme “Give it Up” të grupit “KC and the Sunshine Band”.

Kënga u dëgjua disa herë të dielën gjatë fitores 4-0 kundër Evertonit, megjithëse kjo situatë duket se e ka vendosur ish-trajnerin e Sportingut në siklet:

“Ndihem pak në siklet. Unë jam trajneri, por ata duhet të këndojnë për lojtarët dhe për klubin. Nuk është gjë e mirë për mua. E kuptoj dhe e vlerësoj shumë lidhjen me tifozët, por dua që ata të mbështesin skuadrën dhe lojtarët, sepse ata janë në fushë dhe unë vetëm drejtoj nga jashtë. Natyrisht, ndihem i nderuar dhe e vlerësoj këtë, sepse tashmë ndiej një lidhje me tifozët, por e dimë se na duhen rezultate për të vazhduar përpara,” u shpreh ai.

Me fitoren e së dielës, Manchester United renditet në vendin e 9-të në Premier League, vetëm tri pikë larg zonës evropiane. Rashford dhe shokët e tij përballen nesër me Arsenalin, që ndodhet në vendin e dytë në renditje. Javët në vijim do të jenë intensive: në “Old Trafford” do të mbërrijë Nottingham Forest (vendi i 6-të), më pas derbi kundër Manchester City-t dhe çerekfinalet e Kupës së Ligës kundër Tottenhamit.

Next Post

Federata rumune i drejtohet CAS-it pas vendimit të UEFA-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.