Vazhdon protesta e tifozëve të Milanit ndaj drejtuesve të klubit kuqezi. Pakënaqësia nisi që në minutat e fundit të humbjes 2-1 në “San Siro” kundër Cagliarit, rezultat që i hoqi përfundimisht “Djallit” mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.
Orët e fundit, disa tifozë kuqezinj e përshkallëzuan reagimin duke vendosur një banderolë jashtë hotelit në qendër të Milanos, aty ku po qëndron pronari i klubit, Gerry Cardinale. “Cardinale go home: shame”, shkruhej në banderolë, që në shqip përkthehet: “Cardinale, ik në shtëpi: turp”.
Mesazhi tregon qartë zemërimin e madh të tifozëve ndaj pronësisë dhe situatës së klubit pas një sezoni zhgënjyes, ku Milani mbeti jashtë objektivave kryesorë.